Rama dhe Shahini skenar për shkrirjen e Akademisë së Shkencave

Nga Albana Vokshi

Edi Rama po përgatit projektin për shkrirjen e Akademisë së Shkencave. Per tja arritur këtij qellimi, po perdor marionetën e tij në krye të Ministrisë së Arsimit dhe deputetë injorantë apo ilegjitimë. Në mënyrë të fshehtë, pa transparencë, pa marrë mendimin e askujt, në shkelje të procedurave dhe ligjeve, me draftin e propozuar të ligjit për Akademinë e Shkencave, po i paraprin idesë për shkrirjen e një ndër institucioneve më të rëndësishme për të vërtetën shkencore dhe interesave kombëtarë.

Pasi ka shkatërruar politikën, ekonominë, kulturën, arsimin, zgjedhjet, drejtësinë, pasi ka kapur të gjitha pushtetet, tani kërkon të shkatërrojë edhe akdeminë dhe shkencat shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një urrejtje patologjike ndaj popullit të tij, me kompleksin ndaj dijes dhe intelektualëve, të gjitha projektet e tij synojnë shkatërrimin e cdo gjëje që ruan dhe trashëgon identitetin shqiptar, sic është edhe rasti i Akademisë së Shkencave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë veprim, Kryeministri në ikje po u kryen shërbimin e fundit qarqeve anti-shqiptare për të eleminuar Akademinë e Shkencave në Shqipëri, plani i nisur që para dy vitesh, kur kërcënoi me heqjen e fondeve dhe shkrirjen e Akademisë së Shkencave.

Të ngrihemi të gjithë në këmbë të ndalojmë planin ogurzi të Edi Ramës për zhdukjen e institucioneve pjesë e identitetit kombëtar shqiptar??

#Protesto#PërMrojtjen#Identitetin#Kombëtar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?