Rama dhe Veliaj mbyllin fushatën elektorale: Vend i mundësive të reja, Tirana motor i fuqishëm i ekonomisë

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari njëherësh kandidati i PS-së për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj po mbyllin këtë të premte fushatën elektorale në kryeqytet. Në fjalën e tij, Rama para mbështetësve socialistë komentoi takimin me presidentin polak i cili shprehu vlerësimin për transformimin e Tiranës.

“Sot prita presidentin e Polonisë. Më tha kam qenë në vitin 2019 dhe nuk e besoj dot që është i njëjti qytet. Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm, që patjetër që ata që kanë mundësit ë shkëputen pak në kohë e lexojnë më shpejt. E rëndësishme është që për të gjithë banorët e Tiranës, bëhet vendi i mundësive të reja. Për Shqipërinë bëhet gjithnjë e më shumë motori i fuqishëm i zhvillimit të një ekonomie të re”,-tha Rama.

Po ashtu kryeministri theksoi edhe se sot Tirana ka shumë rruge për të bërë. Rama e cilësoi Tiranën si vendin e mundësive të reja, dhe që është një motor i fuqishëm i ekonomisë.

”Më vjen mirë që në këtë fushatë, nga të gjitha fushatat që mbaj mend, e kemi pasur jo më të lehtë, por kemi patur pasqyrën kuptimplotë të punëve kudo që kemi shkuar. Veprat konkrete, ndryshimet e prekshme, mundësitë e reja që janë krijuar. Na kanë ndihmuar që fjalët të mos jenë siç ishin në fillim, por të mbështetura në realitetin e jetës së përditshme. Nuk është e lehtë për askënd, por ama ka filluar të bëhet gjithnjë e më një jetë ku njerëzit përtej vështirësive shohin shpresë. Jam jashtëzakonisht që përkoi me këtë moment të një dekade përpjekjesh, që ne të arrimë me të gjitha vështirësitë që kemi patur.

Jo vetëm me të shkuarën, por dhe ato që lidhen me të papriturat marramendëse. Kriza e energjisë, emigracioni, tërmeti, pandemia, lufta në Ukrainë, sot kemi hyrë në ciklin 1 vjeçar të rritjes më të lartë historike të pagave. Kemi hyrë në procesin e përmbushjes së një ambicie që ka qenë e kahershme, njëkohësisht ishte tortura jonë e brendshme për ta bërë Shqipërinë vendin ku pagat janë në nivelin më të lartë të rajonit, bashkë me vendet më të zhvilluara të rajonit, ku paga mesatare nga 530 euro në 900 euro prillin e ardhshëm”, tha Rama.

SHKARKO APP