Rama: Disa qytetarë shqiptarë do të vijojnë të qëndrojnë në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për ”Zërin e Amerikës” është pyetur nëse Shqipëria ka propozuar ndonjë rezolutë në lidhje me krizën në Ukrainë. Kreu i qeverisë tha se kjo nuk është çështje e Shqipërisë, por e të gjithë botës tashmë dhe vendimmarrja për këtë i takon SHBA-së.

Sa i përket masave që ka marrë vendi ynë për qytetarët shqiptarë në Ukrainë, kreu i qeverisë tha se do të vijojnë të qëndrojnë disa qytetarë shqiptarë që janë pjesë e misionit të monitorimit të OSBE-së.

”Kjo nuk është një çështje e Shqipërisë, por kjo është një çështje tanimë e të gjithë botës e OKB, e Këshillit të Sigurimit dhe patjetër që në këtë proces do të jemi krah për krah me SHBA dhe sigurisht të jemi krejt realistë vendimmarrja i takon SHBA. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka marrë të gjitha masat e nevojshme siç e ka konsideruar të arsyeshme. Ndërkohë kemi disa qytetarë shqiptarë që janë pjesë e misionit të monitorimit të OSBE që do vijojnë të qëndrojnë atje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?