FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takimi me Macron, Rama: Mbështetja e Francës për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian

Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi i tij me presidentin francez Emmanuel Macron, duke e vlerësuar atë si një tjetër hap në forcimin e marrëdhënieve politike dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës.

Në podkastin “Flasim”, Rama u shpreh se takimi në Elize u fokusua te thellimi i partneritetit strategjik mes dy vendeve, si dhe te mbështetja e Francës në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sipas tij, Parisi mbetet një aktor kyç në këtë proces dhe një mbështetës i rëndësishëm i perspektivës europiane të Shqipërisë.

Ai theksoi gjithashtu se bisedimet me Macron prekën edhe të ardhmen e vetë Bashkimit Europian, përfshirë procesin e zgjerimit dhe nevojën për mekanizma të rinj që do ta bëjnë më efektiv integrimin e vendeve kandidate. Rama përmendi se këto ide janë në përputhje edhe me diskutimet e fundit mes liderëve europianë, përfshirë edhe qëndrime të përbashkëta mes Francës dhe Gjermanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri shtoi se vizita në Paris ishte pjesë e një dialogu të vazhdueshëm politik mes dy vendeve, i cili është forcuar vitet e fundit dhe synon rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë reformat dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur më tej, Rama u ndal edhe te pjesëmarrja e tij në një konferencë në Gdansk të Polonisë, kushtuar rindërtimit të Ukrainës dhe arkitekturës së sigurisë europiane. Ai tha se aty u diskutua jo vetëm për mbështetjen ndaj Ukrainës, por edhe për vizionin e një Europe më të qëndrueshme dhe të bashkuar.

Sipas tij, Shqipëria mban një qëndrim të qartë për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në, duke e parë këtë proces si pjesë të së njëjtës strategji me integrimin e Ukrainës dhe Moldavisë, në funksion të një Evrope më të sigurt dhe më të bashkuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?