Rama: Dita nis dhe mbaron me telefonatën e ministres
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në një konferencë me gazetarët, bashkë me ministren e Infrastukturës, Belinda Balluku dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj.
Ai tha se ishte shumë i fokusuar në procesin e ndërtimit të aeroportit të Kukësit dhe se po i ndjek punimet hap pas hapi.
Madje kreu i qeverisë zbuloi se për këtë çështje flet çdo ditë në telefon me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
“Po punojmë çdo ditë, dhe dita ime nis me telefonatën e ministres në mëngjes e mbyllet po me ministren për këtë proces“, tha Rama dhe vijioi sërish me premtimet në kuadër të fushatës elektorale për hapjen e aeroporteve të Kukësit, Vlorës e më pas atij të Sarandës.