Rama: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi. I vetmi faj i tij, mori armën për të mbrojtur lirinë

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë dhe ka njoftuar se do të shkojë në Hagë për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama shprehet se shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut, normave të procesit gjyqësor janë e vetmja normë që ka karakterizuar farsën, ku Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së, mbahen në qeli.

Jam rrugës për në Hagë, ku do të takoj komandantin e ushtrisë çlirimtare, presidentin e Republikë së Kosovës që u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare dhe për turpin e madh të gjithë atyre që e sponsorizojnë atë lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor, janë e vetmja normë që kanë karakterizuar këtë farsë, ku ende pa i dënuar një president i zgjedhur në mënyrë demokratike së bashku me 3 bashkëluftëtarë që kanë mbuluar nga detyra me të rëndësishme në Republikën e Kosovës, mbahen mbyllur, të izoluar. I vetmi faj i tyre ishte se morën armën për të mbrojtur lirinë, të drejtën e tyre njerëzore, të drejtën e pamohueshme për të jetuar si njerëz të barabartë, jo si një grup social i përdhunuar. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tund dot askush, e jo më një çekiç absurd që ka lënë kokrrën e namit. Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe parada e dëshmitarëve qesharakë dhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes pritet vendimi. Uroj që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?