Rama drejt Kievit, ekspertja Voda: Shqipëria në anën e duhur të historisë
Vizita e Edi Ramës në Kiev të Ukrainës, aty ku do të zhvillojë një takim me presidentin Zelensky, për Teuta Vodën tregon që vende të vogla si Shqipëria kanë një domethënie kyç në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për të vizita e Ramës është e rëndësishme për vetë faktin se Shqipëria drejton presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.
“Shqipëria duhet të jetë krenare për gjithë përkrahjen që i ka dhënë Ukrainës që prej 2014, kriza në Krime, kjo është një nga ato qasjet që Ukraina nuk e ka harruar, e ka çmuar edhe përgjatë shumë takimeve me ambasadorin ukrainas.
Shqipëria është në anën e duhet të historisë. Ka presidencën e muajit në Këshillin e Sigurimit, e rëndësishme është dhe prezenca e Ramës në Kiev. Tregon që vende aq të vogla si Shqipëria kanë një domethënie kyç në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Voda, lektore e gjeopolitikës në Paris.