Rama: Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Unazës së Himarës
Unaza e Himarës shumë shpejt do të jetë gati për të gjithë qyetarët.
Në një postim në rrjetin social ‘facebook’ kryeministri Edi Rama informon se punimet në këtë unazë janë drejt përfundimit.
“Drejt përfundimit edhe unaza e Himarës deri dje një shteg dhish ku shkatërroheshin automjetet”, shkruan Kryeministri Rama ndërsa poston edhe foto të rrugës.
Ndërtimi i kësaj rruge lehtëson transportin dhe garanton qarkullim të lirshëm duke anashkaluar qendrën e qytetit, shmangjen e trafikut të ngarkuar,sidomos në sezonin e verës. Gjithashtu rruga mundëson kalimin komod të mjeteve të tonazhit të rëndë duke shmangur rrugët e ngushta ekzistuese, si dhe krijon kushte më të favorshme mjedisore për banorët e Himarës.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10153883910811523.1073743117.138734771522/10153883911001523/?type=3&permPage=1
KOHA JONË SONDAZH

