“Rama e keqja më e madhe”, Duma: E thonë edhe ndërkombëtarët
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe platformën ku mbështete forca e saj politike për të ardhur në pushtet. Sipas Dumës e vetmja mënyrë për të ndërtuar të djathtën është që PD të shkojë te njerëzit. Politika shqiptare, thotë ajo, është bërë populiste dhe sfidë mbetet ajo që premtohet të realizohet.
”Herë pas here ne jemi bërë populistë në politikë dhe është sfidë kjo e politikës shqiptare mbi atë çfarë mund të bëhet dhe çfarë premtohet. Ne jemi duke shkuar te njerëzit, që u duhet atyre që PD të vijë në pushtet dhe kjo është e vetmja mënyrë që PD duhet të ndërtojë të djathtën”,- tha jo në ”A2cnn”.
Duke e konsideruar Ramën si të keqen më të madhe të vendit, Duma shprehet se kryeministri aktual nuk ofron asgjë të re, po përpiqet të mbajë partinë. Sipas saj Partia Demokratike do të bashkohet me këdo për ta larguar nga qeveria, por do të jetë PD-ja ajo që do të vendosë rregullat e lojës.
“Nëse ky mendon që PD do të marrë edhe Ilirin, ne do marrim këdo për të hequr të keqen më të madhe që është ky. Ne do ngremë vëmendjen e tyre dhe asgjë nuk është me e keqe se Rama. PD do të vendosë rregullat e lojës, PD do vendosë kryeministrin. Rama është më i keqi i mundshëm. Në politikë duhet të ketë vlerë fjala. Këta e kanë thënë dhe nuk e kanë mbajtur”,- thotë më tej Duma.
Veprimet e Ramës, sipas Dumës shikohen edhe nga ndërkombëtarët, si veprime që merren nga dikush kur ndjehet i frikësuar dhe thonë që një rrotacion tashmë është i paevitueshëm. Ajo e akuzon Ramën për pengimin e investimeve të huaja në vend për shkak të klimës së biznesit që ka krijuar duke e përqëndruar vetëm në 5 oligarkë. Sipas saj ndryshimi i paketës fiskale pengon investitorët e huaj dhe për pasojë zhvillimin e vendit.