Rama e komentoi, Klodiana Lala: E ftoj në debat
Gazetarja Klodiana Lala i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, i cili e shënjestroi disa ditë më parë, për shkak të një statusi të saj në rrjetet sociale për përmbytjet, ku evidentonte faktin që inceneratori i Tiranës nuk ekziston.
“Në fakt, as e kisha idenë që kryeministri kishte reaguar për një status në rrjetim tim social në facebook, që është personal dhe ndaj mendimet e mia personale aty apo fotografi të familjes. Megjithatë, përtej personales, unë i kam bërë një pyetje kryeministrit, a mundet zoti Rama të më dërgojë një foto të inceneratorit të Tiranës që funksionon? Ose ti provojë qytetarëve që inceneratori funksionon?
Inceneratori nuk ekziston fare, ndërkohë janë zhvatur miliona euro nga taksat. Nëse kryeministri do të provonte të kundërtën, do të kisha kurajon profesionale ti kërkoja falje. Arsyen pse e bën nuk marr përsipër ta analizoj, por rruga e një kryeministri për t’u përballur me gazetarët dhe për të krijuar konflikte boshe, nuk e ndihmon të dalë nga situata problematike dhe e vështirë për qeverinë.
Ka një zëvendës kryeministre për të cilën kërkohet arrestimi, ish zv kryeministër në arrati e me rradhë. Besoj se kjo retorikë me gazetarët, më ngjan se është një përpjekje e dëshpëruar për të tërhequr vëmendjen. E ftoj në debat kryeministrin, ka apo jo incinerator. Kaq kam”, deklaroi Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
KOHA JONË SONDAZH

