Rama e Manastirliu në Korçë: Mbi 150 mijë të moshuar të vaksinuar, mbërrijnë 7020 doza vaksine Pfizer

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Korçë. Manastirliu tha se deri më tani janë vaksinuar mbi 150 mijë të moshuar, ndërkohë që procesi vazhdon intensivisht në të gjithë vendin.

Kemi vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë në Korçë. Kemi arritur mbi 150 mijë të moshuar të vaksinuar deri më tani. Ndërkohë që gjithsej janë mbi 206 mijë vaksinime. Gjithashtu edhe në qendrat shëndetësore vijon po i njëjti proces”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se mbrëmë kanë mbërritur 7020 doza të vaksinës Pfizer, ndërkohë që njoftoi se, sipas kontratës së qeverisë me kompaninë, deri në 20 prill priten mbi 22 mijë doza të tjera vaksinash.

Dje kanë mbërritur dozat e Pfizer, 7020 doza, ndërkohë që deri në 20 prill priten 22,230 doza. Dhe më tej përgjatë fundit të prillit dhe majit vijon kontrata me Pfizer me dozat sipas planifikimit”, bëri me dije Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se këtë javë ulet fasha e grupmoshës për vaksinim në 65 vjeç.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 206.708 doza të vaksinës ndaj COVID19. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh, në qendra të përqëndruara dhe në qendra shëndetësore në të gjithë vendin.

SHKARKO APP