Rama e mohon, por do të ketë taksë biznesi i vogël?

Kryeministri Edi Rama e mohon që të ketë taksë për biznesin e vogël. Nëse ke një biznes me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit, ti nuk paguan asnjë taksë apo tatim mbi fitimin që të sjell biznesi.

Me projektligjin e ri që qeveria po përgatit, tani ti do të paguash tatim edhe pse në një formë tjetër. Drafti që është dakordësuar me FMN-në parashikon që fitimi që të vjen nga biznesi do të konsiderohet si e ardhur personale.

Për ekspertët, në ligjin aktual ku taksohen të ardhurat e individit, pasuri e tatueshme nuk konsiderohen të ardhurat nga biznesi, por vetëm ndarja e dividentit mes aksionerëve, edhe kjo me normë të reduktuar 8 për qind.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në gjithë sistemet e botës të ardhurat që vijnë nga biznesi nuk janë të ardhura individuale apo personale që taksohen njësoj si puna për arsye se vetë sistemet janë të ndara në ndërfunksionimin e tyre, janë të ardhura që vijnë nga aktiviteti tregtar i biznesit dhe ndryshojnë kryekëput me të ardhurat që vijnë nga aktiviteti profesional ose jo, por vijnë nga shfrytëzimi i punës”,-tha Eduard Gjokutaj për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?