Rama e përjashton me batuta kandidaturën e Artan Lames, për Bashkinë e Tiranës

Gjatë ndalesës në Lezhë ku u shpërndanë çertifikata legalizimi, një qytetar i kërkoi “një nder” kryeministrit lidhur me dëshirën e bërë publike nga kreu i ALUIZNI-­t se nuk do ta refuzonte një kandidim të mundshëm të tij për bashkinë e kryeqytetit.

Megjithatë Rama i është kthyer me humor duke u shprehur se “pikërisht se i hanë duart nuk do ta kandidojmë edhe ne”.

"Hajde Gjin dy kate dhe një papafingo", tha Rama.

"Mirë se erdhe zoti kryeministër. Ju falënderoj shumë se keni kryer detyrën. Mbajtët premtimin dhe keni kryer detyrën. Tejkalimi është nder", tha qytetari.

"Për momentin është kryerje detyre. Tejkalimi është nder, por çfarë nderi duhet të të bëj unë ty tani?", vijoi Rama.

"E ka ai tjetri që i hanë duart për Bashkinë e Tiranës", ia ktheu qytetari.

"Tan Lamja? Këtij i hanë duart?" … "Për Bashkinë e Tiranës e kam dëgjuar në televizor".

"Edhe ne prandaj nuk po e vëmë se i hanë duart", replikoi Rama. 

SHKARKO APP