Rama: Edhe në Lushnjë Rilindje Urbane
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot ndryshimet që po ndodhin në qytetin e Lushnjes në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane.
Ai postoi në rrjetin social “Facebook” disa fotografi që tregojnë ndryshimet që ka pësuar aksi rrugor në hyrje të qytetit të Lushnjes, një segment i rindërtuar me cilësi europiane”.
“Rilindja Urbane në Lushnjë. Hyrja në Bashkinë e re të Lushnjës, e transformuar nga një shteg rrënimi plot gropa, baltë e pluhur dhe ndërtime të paligjshme, në një segment me shije e cilësi europiane”, shkruan Kryeministri Rama në “Facebook”.
Përmes postimeve të përditshme kryeministri Rama ka bërë publike një sërë projektesh infrastrukturore që janë zbatuar së fundi në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane, dhe që kanë sjellë transformimin e shkollave, akseve të rëndësishme rrugore dhe qendrave të qyteteve.



KOHA JONË SONDAZH

