Rama: Edhe unë mora pjesë në protestën e PD për naftën
“Isha edhe unë pjesë e protestës së Partisë Demokratike për naftën”. Kryeministri Edi Rama nuk e tha këtë për batutë, por pranoi atë që realisht ndodhi mëngjesin e sotëm kur eskorta e tij u bllokua për disa minuta në vendin e quajtur Ura e Dajlanit në Durrës. Në orën 11 ai kishte përfunduar një takim në Doganën e Durrësit dhe po kthehej drejt Tiranës por trafiku i krijuar nga fikja e makinave ka bërë që edhe kreu i qeverisë që qëndrojë pa lëvizur. Përsa i përket çmimit të naftës Rama tha në studion e Rudina Xhungës se opozita po gënjen qytetarët kur krahason çmimin me vendet e rajonit duke e shpjeguar këtë me taksat dhe mënyrën si aplikohen ato. “Është abuzive, është hileqare krahasimi me vendet e rajonit sepse në vendin tonë taksa e karbonit dhe ajo e qarkullimit aplikohen direkt në çmim, ndërsa vendet e rajonit i kanë veç. Nafta paguhet veç dhe taksat veç. Sot nafta, nisur edhe nga konjukturat ndërkombëtare është ulur dhe ky është fakt. Qytetarët e blinin një vit më parë 190-192 lek litrin sot e blejnë 157-160 lekë”, deklaroi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

