Rama emigrantëve në Greqi: Kompania postare ka shpërndarë 85% të zarfeve, tani është rradha juaj! Votoni për Shqipërinë evropiane

Kreu i PS, Edi Rama, u ka bërë sërish thirrje emigrantëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me votat në KQZ. Rama thotë se nga informacionet që ka marrë, kompania postare ka shpërndarë 85% të zarfeve zgjedhore, ndërsa shton se tanimë është rradha e zgjedhësve që të votojnë dhe të kthejnë në kohë zarfet.

“Pashë informacionin e fundit se DHL ka shpërndarë 85% të zarfeve por tani është radha juaj. Është radha juaj shqiptarë të Greqisë të regjistruar për 11 majin që ato zarfe t’i ktheni për t’i dërguar në Shqipëri.

Mos e lini për momentin e fundit, atyre që janë në ishuj këto janë 24 orët e fundit për ta se ndryshe nuk arrihet dot transporti i zarfeve nga ishujt në afatin e caktuar. Ata që janë në Athinë, Selanik e gjithë Greqinë, që nuk janë në ishuj, të bëjnë të njëjtën gjë se është takim me historinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi të gjitha kjo votë për ju që jeni në Greqi është e lidhur me diçka konkrete, duke filluar nga hapja e një rruge alternative për pensionet tuaja ju lutem silleni zarfin mbrapsht drejt Tiranës me numrin 5 për Shqipërinë me BE në Evropë, për Shqipërinë e re evropiane, për shpresën evropiane dhe amanetin evropian të shqiptarëve dhe kurrsesi për një politikan të lashtë, të dëshpëruar, të pashpresë dhe tanimë të përçartur”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?