”Rama është fitues ore, si të ikë?”, debat mes aktivistes e zyrtarit demokrat: Ça thua o zonjë?

Ted Kopliku, drejtues i Brain Gain në Partinë Demokratike, dhe Xhilda Luzi, aktiviste politike, u përfshinë në një debat mbi zgjedhjet në vendin tonë. Diskutimi u përqendrua te akuzat për ndikimin e bandave në zgjedhje, legjitimiteti i procesit zgjedhor dhe protestat e opozitës.

Luzi argumentoi se akuzat për përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje shkëmbehen mes dy forcave kryesore politike, duke theksuar se secila palë akuzon kundërshtarin. “Në çfarëdolloj zgjedhje, secila parti këto akuza bën. Partia Socialiste akuzon bandat e Partisë Demokratike; Partia Demokratike akuzon bandat e Partisë Socialiste”,-tha në ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, Kopliku kundërshtoi këtë qëndrim, duke deklaruar se marrëdhënia e Partisë Demokratike me bandat ka qenë e ndryshme nga ajo që ai i atribuon kundërshtarëve politikë. “Partia Demokratike vetëm një marrëdhënie ka pasur me bandat, i fuste në burg. Ju i fusni në Parlament”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luzi: Në çfarëdolloj zgjedhje, secila parti këto akuza bën. Partia Socialiste akuzon bandat e Partisë Demokratike; Partia Demokratike akuzon bandat e Partisë Socialiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kopliku: Partia Demokratike vetëm një marrëdhënie ka pasur me bandat, i fuste në burg. Ju i fusni në Parlament.

Luzi: Përsa kohë janë zgjedhje të legjitimuara, ne nuk kemi si ta vërtetojmë këtë lloj gjëje.

Kopliku: Si nuk kemi? Kemi gjithë raportet që na tregojnë.

Luzi: A do flasësh me numra? Sepse kryeministri thotë se ka marrë 800 mijë vota. Është fitues.

Kopliku: Jo, është hajdut.

Luzi: Ai thotë unë kam kaq vota dhe me kaq njerëz sa ju protestoni nuk janë mjaftueshëm. Një problem i kësaj proteste, që ka 130 ditë dhe është një protestë që nuk ka kokë. Nuk po merret vesh.

Kopliku: Unë nuk kam asnjë problem me aktorët politikë. Unë jam duke të thënë që protestuesit kanë krejt mundësinë me kriju një parti politike. Problemi i të gjithë aktorëve është që këtu nuk ka zgjedhje dhe kemi një sistem elektoral krejtësisht të padrejtë. Për atë është edhe tryeza që është ngritur, ku Partia Demokratike bën pjesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3491 (34.5%)
Shoqeria civile 6614 (65.5%)

Vota totale: 10105