Rama: Fakte nga ndërkombëtarët për reformat në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se institucionet ndërkombëtare publikojnë fakte për reformat në Shqipëri, ndërsa politika e kazanit dhe disa media vazhdojnë përbaltjen.
Në një postim në Facebook, mbrëmjen e së martës, kryeministri Rama shprehet se: “Institucionet ndërkombëtare vijojnë të publikojnë fakte konkrete arritjesh domethënëse të Shqipërisë në rrugën e re të reformave! Politika e mbrapshte e kazanit dhe mediat që i shkojnë pas avazit, vazhdojnë përbaltjen NonStop!”.
“#Rilindje#ShqipëriaeGjeneratësTjetër#QentëLeTëLehinKarvani EcënPërpara”, shkruan Rama, duke përcjellë dhe një skedë grafike ku publikohen shifra, ku Shqipëria rënditet e 32-ta nga Doing Business në 2017.
KOHA JONË SONDAZH

