Rama flet për ish-zv/ministren Voda: Drejtësia e re godet për një ”arkë peshk”, të tjetër kanë pasuri të pajustifikuara

Në konferencën me ministrin e Drejtësisë, Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish arrestimit të ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Vodo.

Ai tha drejtësia e re godet për një “arkë peshk” dhe se nuk godet persona që kanë toka, vila, garazhe e makina të pa justifikuara.

”Kur një grua arrestohet për një arkë peshk dhe pavarësisht kësaj themi që edhe arka e peshkut është shkelje. Si mund të vazhdojmë të qepim gojën për këta. 13 pasuri të pa justifikuara dhe subjekti mund të jetë sot duke bërë investime i pa trazuar, shtëpia, vila, toka, të gjitha të pa justifikuara”, tha Rama.

SHKARKO APP