Rama flet për listat: Si të hapura, si të mbyllura, i vendos kryetari i partisë

Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet me lista duke thënë se për to vendos kryetari i partisë, qofshin të hapura apo të mbyllura. Në emisionin “Opinion”, thumboi edhe deputetin Kujtim Gjuzi duke thënë se do të merrte vota në ndonjë mejhane pranë Sahatit.

“Ata që thonë që listat e hapura iu heqin kryetarëve të partive atë që është drejtpërdrejt mandati i tyre, përgjegjësia për të thënë fjalën e fundit mbi skuadrën. Listat si të hapura, si të mbyllura në fund i miraton kryetari i partisë dhe në listën e mbyllur janë 20 veta, nga të cilët 10-12 do fitojnë, të tjerët nuk do të fitojnë. Në listat e hapura janë 20 veta, të cilët janë me mundësi fitore të gjithë, por si 12 si 20 i cakton kryetari i partisë.

Ata që janë në parlament sot, që shumë kush e ka harruar, ata i ka sjellë firma e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Nëse do ishte lista e hapur, çfarë mund të ndodhte. Mund të ndodhte që ai si e ka, po e them kot, po themi Pëllumb Strazimiri do humbte dhe do hynte Kujtim Gjuzi. Kujtim Gjuzi do të merrte disa vota në ndonjë mejhane pranë Sahatit, disa vota pastaj të atyre që janë në kërkim të monarkisë imagjinare”, tha Rama.

SHKARKO APP