Rama flet sërish për marrëveshjen: Nuk jam dakord me ata që thonë se PD humbi

Marrëveshja politike për Reformën Zgjedhore e miratuar përmes ndikimit ndërkombëtar vijon të shkaktojë reagime të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama, përmes një mesazhi në Twitter replikon me ata që e konsiderojnë këtë marrëveshje të ngjashme me atë të 2017 mes tij dhe Lulzim Bashës.

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës, mandateve, bashkive është një rikthim në realitet. Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!”,- shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

SHKARKO APP