Rama: Gati projekti tjetër i Rilindjes Urbane për Vlorën
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto të projektit tjetër të Rilindjes Urbane për Vlorën.
“Gati projekti tjetër i Rilindjes Urbane për Vlorën. Do të përsëritet shembulli i shkëlqyer i restaurimit dhe rilindjes së Pazarit të Korçës. Qendra e vjetër dhe krejt e degraduar historike e qytetit të pavarësisë, do të restaurohet dhe kthehet në një pol të ri ekonomik e turistik të Vlorës. Përsëri partneri ynë do të jetë njësoj si në Korçë, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit”, shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

