Rama: Gjirokastra e harruar për 20 vite, në rrugën e Rilindjes Urbane

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Gjrokastra pas rrënimit për 20 e sa vite, tashmë ka hyrë në rrugën e Rilindja Urbane me projektin e radhës në qendren historike që do të preke jo vetëm restaurimin e ndërtesave, por do të ndërtohet edhe sheshi i ri këmbësor.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook mëngjesin e së dielës, kryeministri Rama pohon: “Rilindja Urbane në Gjirokastër. Pas rrënimit të pandalshëm të njëzet e kusur viteve, Gjirokastra ka hyrë në rrugën e Rilindjes. Projekti i radhës qendra historike, ku përveç restaurimit të thellë të godinave, do të ndërtohet sheshi i ri këmbësor i qytetit (sheshi i Çerçizit), me hyrjen këmbësore në qytet, ndërkohë që do të zgjidhet përfundimisht problemi i parkimit të automjeteve për turistët?

“Rilindje Shqipëriae GjeneratësTjetër #QentëLe Të Lehin Karvani EcënPërpara”, shkruan Rama, duke përcjellë dhe një foto të kantierit të Rilindjes Urbane në Gjirokastër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?