Rama i bën kritika Sulit për procesin e punimeve: Të mos i lëmë asnjë presje atyre të revolucionit…

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bathore të Kamzës ku inspektoi punimet në shkollën dhe kopshtin “Halit Çoka”, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Rakip Suli.

Ministri Arben Ahmetaj tha se ky kopësht “është ndërtuar në kohë rekord, tre muaj e pak ditë, është një nga rekordet e procesit të rindërtimit”.

Ndërsa kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli u shpreh se cilësia e punimeve ka rritur shumë kërkesat për regjistrime në këtë kopësht.

“Kopshti është disa herë më i madh se sa ishte, cilësua s’ka të krahasuar. Kërkesat duke parë cilësinë e kopshtit janë trefishuar.Unë do thoja është një revolucion. Bashkia Kamëz do jetë me standarte te jashtëzakonshme”.

Por këtë moment, kryeministri e shfrytëzoi për të bërë disa kritika për punimet dhe rregullimet që kanë mbetur pa bërë dhe i dha porosi kryebashkiakut Suli:

“E po që mos i lëmë revulucionit asnjë presje ky sheshi këtu, asfalti, një sistemim i vogël i sheshit, fol me kompaninë, kjo sistemohet vihen dy shkallë aty, vihen dy stola, këtë po ta them unë ty, ça është ajo atje?”, tha Rama i cili dhe gjatë inspektimit të punimeve të shkollës “Halit Çoka” vuri në dukje disa detaje që kishin nevojë për përmirësim dhe la porositë e tij për punonjësit.

“Bathore, Kamëz – Shkolla dhe kopshti mjedise edukimi të rilindura me standardet më të mira europiane, pas tërmetit që rrënoi ngrehinat e vjetra jashtë çdo standardi, duke na bërë më të fortë në mbështetje të fëmijëve, mësuesve e prindërve. Në bashkinë Kamëz, janë plot 14 shkolla e kopshte të reja, që po marrin jetë nga themelet, e që do t’ia ndryshojnë përgjithmonë faqen arsimit në këtë zonë”, shkruan Rama në Fb bashkangjitur videos.

SHKARKO APP