Rama i kthehet Këlliçit: Djali i ish-kryeministrit ha e pi me grupin më të egër të Europës
Mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së Belind Këlliçi, pati debat dhe tension në Komisionin Hetimor të Incerenatorëve që vijon prej orës 11:00 me kreun e qeverisë si dëshmitar.
Këlliçi ka pyetur kryeministrim nëse ka pasur dijeni për një udhëtim të Arben Ahmetaj para pesë vitesh ku ka qenë i pranishëm edhe Mirel Mërtiri, ndërkohë që mbante në dorë një foto. Rama tha se nuk mund të përdoren foto për të përfshirë njerëz në çështje të ndryshme, dhe se duhet treguar kujdes në situata të tilla. Po ashtu Rama përmendi edhe djalin e Sali Berishës.
”Pra djali i ish-kryeministri ha e pi me një grup që është nga më të egrit të Europës. A është kjo arsye që unë të them që djali është mafioz dhe ato ndajnë kokainën bashkë. Jo, kurrë”.