Rama i kthehet ministrit gjerman: Pamundësia për të udhëtuar në Europë më e rëndë se mos hapja e negociatave

Pas përplasjes në distancë me ministrin gjerman të Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi praninë në Tiranë të kryediplomatit gjerman Michael Roth për të adresuar shqetësimin mbi lëvizjen e qytetarëve të Ballkanit drejt vendeve të BE.

Sipas tij, mbyllja e kufirit të BE për rajonin do të ishte dhe më e rëndë sesa mos hapja e negociatave.

Për Ramën, është e pajustifikueshme ndarja e qytetarëve në dy kategori, ata që kanë marrë vaksinë perëndimore dhe ata që kanë marrë vaksinë lindore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Do të ishte shumë më e rëndë sesa shtyrja e radhës të vendimit për miratimin e kornizës negociuese dhe konferencës së parë ndërqeveritare, pamundësimi i qytetarëve të Ballkanit  për të udhëtuar normalisht  në Europë për shkak të ndarjes së tyre në dy kategori: Kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë perëndimore dhe kategoria e atyre që kanë bërë vaksinë lindore. Unë shpresoj që të mos ndodhë kështu dhe uroj që edhe ju, edhe miqtë e tjerë të na ndihmoni që të përçojmë këtë mesazh. Nuk ka arsye pse të ndahen njerëzit në kategori kur bëhet fjalë për të drejtën e tyre elementare të lëvizjes së lirë, kuptohet në bazë të gjitha rregullave por njësoj për të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefi i qeverisë shqiptare nga ana tjetër i bëri me dije Ministrit gjerman vendimin për heqjen e maskave.

Ai tha se shpreson shumë që gjermanët të zgjedhin vendin tonë për të pushuar këtë verë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?