Rama i kthen personalisht familjes, 400 dhentë e humbura gjatë përmbytjeve

Kryeministri Edi Rama ka qenë i angazhuar personalisht gjatë ditëve të përmbytjes. Ai ka vizutuar pothuajse çdo zonë të përmbytyr, ndërkohë që ditën e sotme ka qenë në një familje për t’u dorëzuar dhentë që humbën gjatë përmbytjeve.

“Në fermën e Nebi Resulajt dhe djemve të tij punëtorë Mentor e Klinton, gjatë kthimit të 400 krerëve të humbur nga përmbytja. Kështu do të ndodhë në çdo familje fermere që ka humbur gjatë përmbytjes gjënë e gjallë dhe çdo kokë bagëti do të zëvendësohet brenda muajit shkurt. Kështu askush nuk do ta humbi periudhen e qumështit që nis në mars”, shkruan Rama, që ka shpërndarë edhe disa foto.

“Nga fshati që jam unë, kur dikush pëson një fatkeqësi në kapital, thonë e mori lumi. Dhe mua vërtet më mori lumi, por nuk më mori fatin. Fat m’u gjende ti”, iu drejtua nga ana tjetër Nebiu, kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?