Rama i lë detyrë Arben Ahmetajt, për të marrë vaksinat anti-covid në Rusi dhe Kinë

Qeveria shqiptare ka miratuar një Akt Normativ, ku i jep të drejtën ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, që të negociojë krahas ministrisë së Shëndetësisë, për gjetjen e vaksinave Anti-Covid. Me këtë akt normativ, qeveria i hap rrugë negocimit të shtetit tonë me kompani të tjera për siguruar vaksinën anti-covid edhe nga shtetet që janë jashtë BE-së, konkretisht Rusia dhe Kina të cilat prodhojnë vaksina anti-covid.

Akti Normativ

Dhënien e autorizimit ministrit të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe ministrit të shtetit për rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

Swiss Digital Mobile Reklama

V E N D O S I:

Neni 1/ Dhënie autorizimi për zhvillimin e negociatave

Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre.

Neni 2/ Hyrja në fuqi/ Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?