Rama i përgjigjet Blushit

 

Në mënyrë indirekte, Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot kritikave të deputetit Ben Blushi. Duke folur në Panairin e Punësimit, Rama e ka cilësuar si mënyrën më të ulët të të bërit politikë atë të kritikuarit qeverinë se nuk ka bërë mrekullira në 18 muaj.

"Pa asnjë dyshim që Shqipëria sot është një vend që nuk ofron mundësi të barabarta për të gjithë ,që ende nuk ofron punësim për të gjithë, por sic tregojnë, jo shifrat, shifrat po e po, por historitë njerëzore të mijëra njërëzve që 18 muaj nuk ishin në punë.

Shqipëria është në rrugën e rilindjes. Por kush ka imagjinuar gabimisht se Shqipëria e rilindur ishte një punë e lehtë që mjaftonte të ndryshonin qeveritë, apo flamurin e partisë që do qeveriste vendin dhe rilindja do linde vete, ka parë një gjë që nuk ekziston.

Kush përpiqet që thotë ku i keni këto, ku i keni ato i merr shqiptarët për budallenj.

Duke shfrytëzuar problemet reale dhe një dëshpërim që është real të bëjë politikën e llojit më të ulët, politikën që ska asnjë ide, asnjë program, asnjë alternativë, por ka vetëm një, rrugën e shpif shpif se diçka do të mbetet dhe gënje gënje se me siguri do të gjenden njerëzit që do ta hanë gënjështrën

Sot ka një fakt, sot bilanci është i qartë. Janë në punë të regjistruar dhe i paguajmë taksa këtij shteti 93 mijë persona më shumë sec ishin 1 vit më parë.

Shqipëria është kthyer në drejtimin e duhur, por ka ende shumë shumë punë për të bërë. Kjo reformë rrnjësore që po bëhet nga të gjitha ministritë për të vendosur në drejtimin e duhur vendin nga reforma nganjëherë edhe të dhimbshme nuk është një shkop magjik që çon të vdekurin nga vari, por është e vetmja rrugë për të operuar me kurajo dhe pa u trembur nga vështirësitë një organizmi që deri para disa muajsh ishte i kapur nga të gjitha organet e veta nga një kancer që e bente të pamundur ecjen përpara.

Kanceri nuk zhduket me propagandë, as me terapi…kanceri për tu zhdukur kërkon operacion të thellë dhe një vullnet të hekurt.

Rezultatet e reformave nuk vijnë as të gjitha me njëhërë dhe as kur procesi është në fazën e operacionit të vet ashtu sic vijnë kur organizmi fillon të gjenerohet", theksoi Rama.

Në vijim ai shtoi se kjo lloj politike pa asnjë ide, pa asnjë platformë apo program është më e ulëta.

SHKARKO APP