Rama i përgjigjet letrës së Presidentit Trump: Jemi në rrugën e duhur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një letër dërguar kryeministrit Edi Rama, i kërkoi këtij të fundi që të nënshkruajnë një memorandm për sigurinë e rrjetit 5G. Nga ana tjetër, Trump e falënderon Ramën për qëndrimin që qeveria shqiptare kishte mbajtur larg qëndrimit të Kinës.

Nuk vonoi shumë dhe përgjigjen e letrës Rama e dha në mbledhjen mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Tiranë, ku u shpreh se oferta në rajon ishte e dyshimtë dhe se do të prisnin për të një rrjet më të sigurtë.

”Dua të rikonfirmoj qëndrimin që vendet e rajonit duhet të shohin perspektivën e një zhvillimi të teknologjisë 5G të bazuar në një rrjet të sigurt dhe duhet të synojnë alternativën e duhur. Vendet e rajonit tonë duhet të shohin prespektivën e zhvillimit të rrjetit 5G si rrjet të sigurt në çdo aspekt. Duhet të synojnë alternativën e duhur të ofertës që ekziston sot. Për sa na takon sot si Shqipëri është një ofertë e dyshimtë. Duam ta çojmë përpara të një integrimi jo vetëm të rrjeteve tona”,-tha Rama.

SHKARKO APP