Rama inspekton vaksinimet masive në Kavajë, Manastirliu: Sot arrijmë mbi 150 mijë vaksinime

Mbi 150 mijë vaksinime janë kryer nga dita e nisjes së procesit të vaksinimit, deklaroi sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama bëri në qendrën shëndetësore të Kavajës ku edhe aty ka nisur procesi i vaksinimit masiv për grupmoshat mbi 70-vjeç.

”Ne sot do të arrijmë mbi 150 mijë vaksinime, pra përfundojmë 50% të dozave të ardhura deri më tani dhe vijojmë me intensitet për të vaksinuar sa më shumë të moshuar e më pas për të zbritur dhe në fasha dhe grupmosha të tjera”,-u shpreh ministrja Manastirliu.

SHKARKO APP