FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, intervistë për “Al Jazeera”: Investimi në Zvërnec është bekim për vendin

Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për Al Jazeera, lidhur me investimin në Zvërnec.

Rama tha se ky investim është një bekim për vendin pasi sjell një investim prej 4 miliardë eurosh në ekonomi.

“Asnjëherë nuk ka qenë në diskutim nëse ky projekt do të realizohet apo jo”, tha Kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama nënvizoi se ky projekt është një mundësi e madhe investimi, ndërsa hedh poshtë pretendimet se qeveria po shet tokë publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend me një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 27 miliardë eurosh flet vetë.

Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe polemikë në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep duke e shitur vendin. Është pronë private. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol”, u shpreh Rama për “Al Jazeera”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?