Rama ironizon listën e PD-së: Kishin lënë jashtë Kujtim Gjuzin dhe një gjel deti…

Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar listën e Partisë Demokratike me kandidatët për zgjedhjet e 11 majit. Në rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrjetet sociale, Rama thotë në listat e PD-së nuk ishin përfshirë deputeti i Elbasanit Dashnor Sula dhe Kujtim Gjuzi.

Jam i mërzitur sot. Kishin lënë një gjel deti Peqini jashtë dhe Kujtim Gjuzin në det të hapur. Por për këtë do të flas më vonë. Për Kujtimin u mërzita shumë sepse është i vetmi përfaqësues dinjitoz i Shqipërisë madhështore”, tha Rama mëngjesin e sotëm.

SHKARKO APP