Rama iu përgjigjet tifozëve shkodranë: Durim, stadiumi do bëhet

Kreu i Qeverisë Edi Rama iu është përgjigjur me një mesazh, tifozëve shkodranë: “Durim,stadiumi do të bëhet!”

Ky reagim ka ardhur pasi tifozët shkodranë kanë nisur një fushatë sensibilizimi, nëpërmjet së cilës i kërkojnë Ramës të mbajë fjalën e dhënë për ndërtimin e stadiumit “Loro Boriçi” në tetor të vitit të shkuar. Ata kanë shpresuar që ky stadium do të jetë gati për ndeshjen e kthimit me Serbinë në tetor 2015.

“Ndjekës në Twitter e FB, që përsërisni “ndërto stadiumin Loro Boriçi”. S’po bëjmë ndërtim pa leje, të dalë ku të dalë, prandaj durim! Stadiumi do të bëhet!” – ka shkruar ai në Fb.

SHKARKO APP