Rama jep lajmin e trishtë: Covid-19 të bën gjëmën, vëllai i një shokut tim humbi jetën
Kryeministri Edi Rama, këtë të martë ishte në shkollën e fiskulturës në Durrës, ku zhvilloi një bashkëbisedim mbi mënyrën e zhvillimit të vitit të ri shkollor, në kushtet e reja të krijuara nga pandemia e Covid-19
Ndërkohë që fliste për masat ai zbuloi dhe një lajm të trishtë për të. Rama tha se para pak kohësh vëllai i një shokut të tij kishte humbur jetën nga virusi.
”Vëllai i një shokut tim humbi jetën, ishte i ri nuk ishte në moshë të madhe. Askush nuk e përcakton se si dhe pse virusi bën gjemën te dikush dhe kalon pa u ndjerë fare diku tjetër”.