Rama: Jetoni nga Dibra, mishërim i ëndrrës për të kontribuar në zhvillimin e turizmit lokal

Kryeministri Edi Rama ka postuar në mediat sociale një përvojë, e cila është dëshmi i besimit te mundësitë dhe progresit te shanset, që potencohen nga veprat sociale, nga infrastruktura dhe zhvillimi, të cilat po çojnë në çdo skaj të vendit shpresën së bashku me përpjekjet dhe përkushtimin.

“Jetoni nga Dibra, pas viteve të gjata në emigrim, është rikthyer në vendlindje, duke hapur “Resortin Jeton” në Peshkopi, një vend që mishëron ëndrrën e tij për të kontribuar në zhvillimin e turizmit lokal”, shkruan Rama në postimin e tij me një video, përmes së cilës është e prekshme përmbushja e një ëndrre dhe synimi i një ambicie, e cila sjell gjallërim të turizmit dhe model të nxitjes së investimeve dhe besimit se po, është e mundur.

Jeton Xhepa nga Dibra pas shumë vitesh në emigracion prej 3 vitesh ka hapur resortin e tij në vendlindje.
Në videon e publikuar nga Rama, Xhepa tha se “kam ikur në vitin 2000 në Itali si punëtor pastaj krijova një skuadër pune. Mendjen e kam pasur gjithmonë të kthehem në vendlindje. Më merrte malli gjithmonë për familjen. Prisja kur të kthehem të jem pranë familjes sime”.
“Ka 3 vjet që kam hapur biznesin tim. Sot jam shumë i kënaqur dhe nuk dua të iki më nga vendi im. Shqipëria po zhvillohet, kam besim se do të eci përpara dhe jam i kënaqur që jam kthyer nga Italia”, tha Xhepa.
Ai u shpreh se “ndërtimin e rrugës së Arbrit kemi rezervime edhe për hotelin dhe për restorin çdo ditë dhe në fundjavë”.
Xhepa fton shqiptarët në Itali të kthehen dhe të investojnë në vendlindjen e tyre.
Transformimi i zonave rurale në peizazhe tërheqëse, ka nxitur krijimin e agroturizmit, si një model i ri i zhvillimit rural në Shqipëri ndërsa politikat nxitëse synojnë kthimin e emigrantëve në atdhe, për të investuar në pronat e familjes.
AV

SHKARKO APP