Rama: Kamza me një shkollë të rindërtuar, do jetë gati për 700 nxënës dhe mësues
Aktualitet Kryesore E Martë, 25 Qershor 2024 09:05
Një tjetër shkollë është rindërtuar në Kamëz.
Qeveria së fundmi ka realizuar rikonstruktimin e shkollës “Fatos Lami”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shprehet se kjo shkollë do jetë gati për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj.
“Dhe me një tjetër shkollë që po rilind në Kamëz, “Fatos Lami” për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.