Rama: Kemi dështuar me reformimin e Radio Televizionit Shqiptar, më mirë të mbyllet. Shërbim më mizerabël në glob
Kryeministri Edi Rama ka bërë kritika të forta ndaj Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), duke e cilësuar gjendjen e institucionit si një dështim të suksesshëm dhe duke vënë në dyshim vetë ekzistencën e tij si televizion publik funksional. Rama tha se përpjekjet për reformimin e RTSH-së kanë dështuar plotësisht, ndërsa institucioni ka kaluar nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja e publikut në mospërfillje. Kryeministri ngriti pikëpyetje mbi faktin se si media të tjera me buxhete më të vogla arrijnë sukses më të madh, duke theksuar se ndryshe nga RTSH, ato nuk e kanë financimin e garantuar.
”Kam tentuar të krijojmë kushtet që RTSH të reformohet dhe kemi dështuar më suksesin më të plotë. Se di çfarë do të bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i RTSH është dështim i suksesshëm, nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja e publikut në mospërfillje, ne s’kemi televizion publik sot në Shqipëri, kemi një kanal atje, por hera e fundit kur e kam parë është në vitin 1990.
Si ka mundësi që televizionet e tjera me më pak buxhet shumë më tepër sukses, sepse buxhetin e tyre nuk e kanë të garantuar. Duan të drejtën për të transmetuar ndeshjet e kombëtares, por leket nuk i paguajnë sepse ne jemi publik, doni lekët tona, shkoni tek qeveria. S’kemi për të dhënë asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, deri kur t’i meritojë.
Çdo opsion duhet të jetë në tryezë edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, edhe çdo gjë përvec kësaj që është. Unë nuk marr pjesë në këtë, siç nuk marr pjesë në asnjë lloj tentative për të rregulluar median, e vëra këtë aventurë thjesht për pak gjëra dhe u mbeti Shqipërisë atje ajo paragrafi, drafti i ligjit për median. Sot be diskuton shumë më tepër se aq, por nuk merrem, as me mediat online, as tv publik, ju që vuani shpifjet e tyre merruni”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

