Rama kërkesë Kuvendit: Shtyni gjendjen e fatkeqësisë në zonat e tërmetit

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Kuvendi që të shtyjë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në zonat e prekura nga tërmeti, deri më 31 mars 2020. Diskutimet për këtë kërkesë pritet të nisin sot në Komisionin e Sigurisë.
Në relacionin e projektvendimit të Qeverisë argumentohet se “Objektivat e këtij projektvendimi janë garantimi i sigurisë së jetës së banorëve, sigurimi i veprimtarisë normale për jetesën e komuniteteve te prekura ne këto zona, si dhe marrja e masave parandaluese, mbrojtëse e rehabilituese në infrastrukturën dhe mjedisin e prekur nga situata e krijuar”.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall dy ditë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe është shtrirë në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 persona të vdekur dhe qindra të tjerë  të plagosur. Kreu i qeverisë ka pohuar se qeveria do të ndërtojë të gjithë banesat e shembura, ndërsa  për këtë ka kërkuar ndihmë nga vende e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria argumenton se vetëm duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, media është e detyruar t’u referohet burimeve zyrtare për situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë nga vendimi i qeverisë:

Duke pasur, gjithashtu, parasysh se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frekuence dhe intensitet me te ulet vazhdojnë te ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e marrjes se masave ne kuadër të gjendjes se fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes se masës. Konkretisht, vetëm gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore:

– strukturat operacionale dhe drejtuesit e tyre (Ushtria, policia, zjarrefikesit, emergjenca mjekesore) janë ne dispozicion te KNEC-se;

– mund të vendosen dhe të zbatohen masa të jashtëzakonshme për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë, si ndaj institucioneve publike, qendrore dhe vendore, ashtu edhe ndaj privatëve përfshirë edhe gjoba në rast të moszbatimit të këtyre masave;

– kryhet zyrtarisht apeli për asistence, drejtuar organizmave ndërkombëtarë dhe shteteve të tjera, kërkesat e specifikuara për nevojat për asistence dhe raportet periodike të situatës për Qendrën Evropiane te Koordinimit të Emergjencave, për Qendrën Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes për Fatkëqesitë;

– mediat dhe organet e tjera te informimit publik janë të detyruara t’u referohen burimeve zyrtare për njoftime lidhur me numrin e viktimave, listën e emrave dhe të parashikimeve të mëtejshme për mundësinë e ndodhjes së ngjarjeve të tjera, duke shmangur transmetimin e informacioneve sensitive, si dhe duke mos krijuar panik te publiku, në asnjë rast;

– autoritetet mund te vendosin gjoba nga 100 000 (njeqind mije) – 500 000 (pesëqind mije) leke ndaj bashkive, subjekteve private dhe shtetasve nëse nuk përmbushin detyrime

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?