Rama: Konkurs ndërkombëtar për krijimin e një parku të madh besimi në Tiranë

Kryeministri Edi Rama bën me dije lançimin e një konkursi të madh ndërkombëtar për një park të madh të besimit. Sipas Ramës, ky park është konceptuar së bashku me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Mohamed bin Zayed Al Nahyan”.

“Parku i madh i besimit është një ide që është tanimë e kahershme , por i ka ardhur koha për t’u realizuar. Falë bashkëpunimit me Presidentin dhe qeverinë e Emirateve të Bashkuara, ne do ta nisim me këtë konkurs.

Kemi përcaktuar edhe territorin, i cili do të jetë diku në periferi të kryeqytetit, një park i madh që do të jetë një hapësirë për të gjithë besimtarë ose jo besimtarë dhe që do të referojë përmes natyrës, luleve, bimëve, pemëve, frutave ato që janë burimet e besimeve të ndryshme”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?