Rama kritika BE: Rendën me parimin “Secili për veten, Zoti për të gjithë”. Vendi që na ka dhënë vaksinat kërkoi konfidencialitet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i ka kursyer sërish kritikat për BE lidhur me vaksinën ndaj COVID-19.

Rama thotë se BE funksionoi me parimin ‘’secili për veten, zoti për të gjithë’’. Ai thotë se në radhë të parë duhet të ishte solidariteti pasi vendet e BE mbajtën dozat a vaksinave duke mos i dhënë Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri shton se Shqipërisë dozat e vaksinës ia ka dhënë një vend i BE, i cili i ka kërkuar konfidencialitet, dhe një nga arsyet se pse e ka bërë këtë dhuratë është sepse kryeministër është Edi Ramën.

”COVAX s’është vaksinë. Është sistem i ngritur për të garantuar aksesin në vaksinë të shumë vendeve që kanë parapaguar.

S’kemi arsye për të tërhequr paratë. Do funksionojë, kohën nuk e dimë, askush s’e di. Vendet kanë rendur të bëjnë ccka munden me parimin secili për veten, zoti për të gjithë. Këtë ka bërë BE. E papranueshme moralisht, ndërkohë që X vend merr X doza dhe i mban aty se s’mund të bëjë vaksinimin me shpejtësinë që të ezaurojë dozat që ka, ezauron jo të gjitha. Fare mirë mund të linte një pjesë sado të vogël për vendet e rajonit.

Nga të gjitha këto, 6 vende do marrin dozat për mjekët e infektivit. Ne nuk jemi të fortë si BE, por nuk i kemi sot të gjitha dozat për të gjithë mjekët e Shqipërisë, edhe po t’i kishim nuk do i bënim të gjitha.

Ne këto që kemi, një pjesë ja ccojmë Kosovës. Ne nuk jemi në kushtet të harrojmë që në rradhët e parë të jemi njerëz. Në rradhë të parë jemi njerëz. E para është solidariteti. Kështu që në këtë situatë kemi bërë mirë, përjashto Serbinë që ka vepruar në të njëjtën mënyrë nuk janë në gjendje të fillojnë dhe skanë qartësi kur do fillojnë. Kosovën nuk e lëmë vecc. Nuk aj zgjidhim dot hallin. T’ja qajmë hallin jemi të detyruar. Jemi natyrshëm të prirur ta bëjmë.

Sa i përket zhdoganimit, procesi ka filluar të premten dhe sot në orën 09:00, është kryer si proces për hapat që janë kryer. Sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet. Shpresoj të kem mundësi më vonë ta them, para gjithë shqiptarëve. E kërkojnë të gjitha vendet. Nëse një vend sot e bën këtë për Shqipërinë, nuk dëshiron për të tjerat. Pse e bën për Shqipërinë? S’më takon mua, por është një ndër arsyet është që keni Edi Ramën kryeministër.”- tha Rama.

SHKARKO APP