FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama kritika të ashpra kryebashkiakëve: Nëse nuk ndryshon situata, do të përmend emra

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj disa kryebashkiakëve ditën e sotme.

Në fjalën e tij gjatë aktivitetit për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane, Rama tha se kryebashkiakët duhet të ndjekin shembullin e ministrit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, “i cili edhe pse ka shtëpinë në Tiranë, sërish punon nëpër rrethe”.

Nuk janë të gjithë, por janë disa. Ndërkohë, shembulli i ministrit aktual për Pushtetin Vendor, i cili vjen nga një eksperiencë shërbimi jashtë Tiranës, është një shembull që duhet ta kenë parasysh disa kryetarë që sot nuk po i përmend me emër, por herën tjetër do t’i përmend me emër dhe publikisht. Edhe pse shtëpinë e kishte dhe e ka në Tiranë, ai nuk e la komunitetin dhe detyrën përpara se të vinte momenti zyrtar i pushimit për të ardhur në Tiranë. Kjo gjë është e papranueshme. Kam besim se do ta adresoni sa më shpejt këtë shqetësim, i cili më është përcjellë në mënyrë të përsëritur nga disa prej komuniteteve tuaja, kryesisht në juglindje të vendit, në aksin Tiranë–Korçë. Nuk flas për ata të ish-PD-së, sepse ata, si janë apo si nuk janë, prapë ata janë. Po flas për të zgjedhurit e PS-së në aksin Tiranë–Korçë. Nuk e kam as për Sotiraqin, as për ministrin. Për ta mbyllur me një buzëqeshje, uroj që ajo të jetë e ëmbël dhe të mos kthehet në një buzëqeshje të hidhur për asnjërin”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?