Rama “kryqëzohet” për foton, ndjekësit: U lodhe duke ju mbushur mendjen deleve se ti je bari i mirë

Ditën e sotme kryeministri i vendit Edi Rama ka vizituar një familje në Farkë e cila ishtë prekur nga tërmeti. Rama u dhuroi atyre një shtëpi dhe pas kësaj nuk e kurseu as një foto në Facebook. Në foto kryeministri shfaqet duke shtyrë korrocën e zotit të shtëpisë, i cili ishte i moshuar.

Pas kësaj komentet vërshuan dhe nuk munguan as komentet pikante nga ndjekësit.

“Hahaha sikur të ishte dopjo karoca të uleshe dhe ti o gjysh Edi se u lodhe në këmbë tërë kohën duke ju mbushur  mendjen deleve se gjasma ti je bari i mirë”- shkruan një komentues.

“Po mos u bëj aq fallso o burrë!!!”-shkruan një tjetër.

Ndërsa një tjetër komentues i jep një “këshillë” që kohën ta përdorë për të shtrydhur vartësit e tij dhe jot a harxhoj kot.

“Këtë kohën që po harxhon kështu do ishte më mirë ta harxhoje duke shtrydhë si limon vartësit Tuaj.

Smundet veç një person të mbajë një republikë të gjithë”-shkruan ai.

Kishte edhe nga ata komentues që i bënë vërejtje edhe pse ishin me prirje socialiste.

“O Edi, po boll or burri i dheut, unë jam socialist ,por shko bëj ndonjë punë ndërto ndonjë pallat për ata murgjit”- komenton ndjekësi.

Ndjekësit nuk kanë harruar të përmendin edhe faktin që të rinjtë po largohen nga vendi.

“Ah sa mir do ishte të kujdeseshe kështu dhe për të rinjtë që të zhgënjyer po largohen nga ky vend”- shkruan njëri nga ndjekësit.

SHKARKO APP