Tre kryeministra shqiptarë në samitin e Kotorit. Rama: Mali i Zi na priti me shi gjerman!

Tre kryeministra shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Talat Xhaferri bëhen bashkë në samitin e Malit të Zi

Në Kotor të Malit të Zi zhvillohet sot Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Mësohet se në këtë samit liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Samiti organizohet nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç. Për herë të parë në një samit të këtij formati marrin pjesë tre kryeministra shqiptarë.

Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, Albin Kurti kryeministër i Kosovës dhe Talat Xhaferri i Maqedonisë së Veriut.
Samiti organizohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” (One region, common vision).

Gjithashtu marrin pjesë edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi dhe Ndihmës sekretari i Shtetit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,

Përveç liderëve dhe ministrave nga vendet e rajonit, organizatat partnere si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore, Komuniteti i Transportit, Aleanca Atlantike, Komuniteti i Energjisë, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, ReSPA, GIZ, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian dhe të tjerë.

Muajt e fundit në Shkup dhe Tiranë janë zhvilluar takime ministrore dhe samite rajonale të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këto takime, udhëheqësit dhe ministrat e vendeve të rajonit dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara diskutuan mbi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar afrimin socio-ekonomik me Bashkimin Evropian, pra dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të favorshme të garantuara nga BE.

Kryeministri Edi Rama, në samitin Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE në Malin e Zi, është shprehur se ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital europian.

Më lejoni të shpreh zhgënjimin tim të thellë që Mali i Zi na ofroi shi gjerman në vend të diellit të vet legjendar. Nuk e di çfarë ndodhi, si një lojë e padrejtë e Malit të Zi karshi të gjithë neve jam i sigurt që gjermanët do të ofendohen por nuk dua të jetë ashtu. Në Kotorin legjendar është një kënaqësi e madhe.

Várhelyi na ka dhuruar një platformë për dialog, një proces të në të cilin ia kemi vendosur veshin. Ky është një shembull i rezultatit që mund të arrihet kur të dyja palët dëgjojnë njëra-tjetrën. Kemi vendosur piketat për reformat që do të na çojnë drejt tregut të përbashkët europian.

Është koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit digjital evropoian. Objektivat për këtë i kemi përfshirë në planin tonë të reformave, besoj do t’i implementojmë brenda vitit 2027.

Ballkani ka nevojë për një shteg të hapur lidhur me këtë projekt, do të sugjeroja të lëvizim bashkërisht drejt BE. Por kemi një bashkëpunim të kufizuar në sektorin e shëndetësisë“, tha Rama.

SHKARKO APP