Rama: Lungomare në Vlorë një realitet i prekshëm (FOTO)

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të dielën se po punohet me intensitet të lartë për zbatimin e projektit të shëtitores në vijën bregdetare të Vlorës.

Një ditë më parë, gjatë vizitës së tij në Vlorë, shefi i qeverisë inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e shëtitores në bregdet.

10550117_10153527481436523_5312987799164234869_o

“Punohet me intensitet për shëtitoren në vijën bregdetare të Vlorës, ku pas zgjerimit të brezit ranor, po ndërtohen korridori këmbësor i pishave, rruga e re, korsia e biçikletave, këndet sportive si edhe këndet komunitare përgjatë anës së banuar të vijës bregdetare”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social .

Rama postoi edhe një album fotosh, titulluar “Në rrugën e rilindjes së bregdetit”, përmes së cilave pasqyrohet vijimi i punës së projektit

12828336_10153527479876523_1089731926007138316_o12814100_10153527476901523_4835740641873769725_n12783618_10153527478286523_4415250436160134668_o12841153_10153527484441523_5270504634154892601_o

SHKARKO APP