Rama: Marrëveshja në Pashaliman rrit kapacitetin ushtarak dhe hap 400 vende pune

Në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen e re të nënshkruar mes kompanisë italiane Fincantieri dhe kompanisë publike shqiptare Kayo, e cila synon prodhimin e mjeteve detare në kantierin e Pashalimanit. Sipas tij, kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe rikthimin e vendit në industrinë ushtarake, një fushë ku, siç tha ai, vendi ka qenë thuajse inekzistent për dekada.

Rama theksoi se bashkëpunimi me një kompani të njohur europiane si Fincantieri nuk përfaqëson vetëm një investim të rëndësishëm ekonomik, por edhe një zhvillim strategjik për pozicionimin e Shqipërisë në rrjetin ndërkombëtar të industrisë detare dhe ushtarake. Prodhimi i mjeteve detare do të shërbejë si për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ashtu edhe për forcat aleate.

Kryeministri vuri në dukje se projekti do të sjellë edhe përfitime të rëndësishme në tregun e punës, duke hapur rreth 400 vende të reja pune në fazën e parë. Ai e cilësoi këtë si një mundësi konkrete punësimi, veçanërisht për të rinjtë dhe të rejat, përfshirë edhe nxënësit e shkollave profesionale industriale në Vlorë, të cilët do të përfshihen në programe trajnimi për t’u bërë pjesë e këtij projekti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ramës, kjo marrëveshje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm për ekonominë, industrinë dhe sigurinë kombëtare, duke e kthyer Pashalimanin në një qendër të re prodhimi dhe inovacioni në fushën detare

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?