Rama mbledh ministrat dhe deputetët: Shteti ka tre plagë që duhen kuruar, “Pasqyrë Albania” për problemet e qytetarëve

Kryeministri Rama ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të PS-së dhe anëtarët e qeverisë ne Pallatin e Brigadave.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se “Pasqyrë Albania” do të jetë një kontratë e re kushtetuese e shtetit me qytetarin.

Rama renditi tre probleme që, sipas tij, vijojnë të rëndojnë marrëdhënien e qytetarit me shtetin: administrata “labirint”, mungesa e memories institucionale dhe bindja se njohjet vlejnë më shumë se merita e ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Besa”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania” dhe shkalla e meritës, për të cilën do të flasim pak më gjatë sot, si dhe i tërë ekosistemi i komunikimit të ri të shtetit me qytetarin, s’janë portale dhe slogane, por komponentë të një reforme të domosdoshme të marrëdhënies qytetar-shtet. Një reformë që rikoncepton katër pika: si e sheh shteti problemin, si e dëgjon dhe e kupton njeriun, si mbahet fjala e dhënë me ligj dhe zakon, dhe si hapet dera e shërbimit publik për meritën”, u shpreh kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne duhet të ndeshemi me tri plagë që ushqejnë njëra-tjetrën. Njëra plagë është e shtetit-labirint, ku qytetari s’di kush dhe kur duhet t’i përgjigjet. Plaga e dytë është mungesa e memories institucionale: nuk mbahet një regjistër i plotë i llogarive. E treta është plaga e derës që nuk duket, që e sheh dhe mund ta prekësh te ndjenja, shpeshherë e drejtë, e çdo njeriu në Shqipëri, ku njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji.

Pasqyrë Albania është një kontratë kushtetuese e qytetarit me shtetin, ku qytetari nuk gjen thjesht çfarë tha qeveria sot, madje nuk e gjen fare këtë, por gjen çfarë po bën qeveria në emrin tim, pse po bën këtë apo atë, duke marrë këtë apo atë vendim, kush e ka në dorë çështjen, mbi cilin ligj apo dokument mund të provojë apo konsultojë këtë që më thuhet se po bëhet, ku gjendet sot ecuria e procesit.

Bëhet fjalë për çdo proces. Një qytetar sot s’mund të fajësohet pse bie pre e dezinformimit në lidhje me punët dhe shërbimet publike, sepse s’e ka mundësinë t’i referohet vetë kantierit përkatës. Pasqyrë Albania do të jetë vendi ku qytetari mund t’i referohet vetë çdo gjëje që po bëhet me taksat e tij. Nëse një portal mediatik i thotë se rruga u shemb sepse u gërrye baza dhe u bë një krim, qytetari s’mund të fajësohet për këtë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?