Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama mbledh PS-në në Pogradec, shtatori mund të sjellë një qeveri tjetër

Rama mbledh PS-në në Pogradec, shtatori mund të sjellë një qeveri tjetër

Aktualitet
E premte, 21 Gusht 2026 20:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edi Rama po hyn në një nga momentet më delikate të mandatit të katërt. Të dielën në Pogradec ai mbledh 12 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare, ndërsa të hënën radha u vjen ministrave dhe drejtuesve të agjencive për të dhënë llogari për performancën e tetë muajve të parë të vitit.

Zyrtarisht në tryezë janë dokumenti “Besa”, “Prania e Besës”, puna e qeverisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Politikisht, megjithatë, Pogradeci duket shumë më tepër si parapërgatitja e një shtatori të nxehtë socialist.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rama e di se 83 mandatet i japin një shumicë të fortë parlamentare, por nuk e mbrojnë qeverinë nga konsumimi. Pas 13 vitesh në pushtet, pakënaqësitë qytetare, protestat, goditjet e drejtësisë ndaj njerëzve të mazhorancës dhe zgjedhjet vendore që afrohen kërkojnë një reagim politik. Vazhdimi me të njëjtën fytyrë qeverisëse do të ishte një rrezik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prandaj “provimi” i ministrave në Pogradec duhet lexuar seriozisht. Rama nuk ka nevojë vetëm për raporte me shifra dhe prezencë në Facebook. Ka nevojë të kuptojë se cilët ministra prodhojnë rezultat, cilët kanë autoritet publik dhe cilët janë kthyer në barrë politike për PS-në.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 1 ore
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 1 ore
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 2 orësh

Darka e së dielës mund të jetë e qetë, por mëngjesi politik i shtatorit mund të mos jetë i tillë për të gjithë.

Nëse Asambleja Kombëtare e PS-së mblidhet në fillim të shtatorit, historia e mbledhjeve të mëparshme tregon se Rama mund ta përdorë atë për të riformatuar kabinetin. Nëse do të ndryshojë gjashtë ministra apo më pak, mbetet për t’u parë. Por një gjë duket e qartë: Rama ka nevojë për një qeveri me fytyrë të re përpara betejës së vitit 2027.

Zgjedhjet vendore, dhe sidomos Tirana, do të jenë testi i parë i madh pas fitores së 83 mandateve. Nëse PS hyn në këtë betejë me ministra të konsumuar dhe me administratë të lodhur, mund ta paguajë shtrenjtë.

Pogradeci, pra, nuk është thjesht një “retreat” veror. Është tavolina ku Rama do të masë temperaturën e PS-së, ministrat dhe terrenin elektoral.

Dhe disa prej atyre që të dielën do të ulen në darkë me kryeministrin, mund të hyjnë në shtator pa karrigen që kanë sot. Edi Rama ka manifestuar vendime të forta sa herë e ka parë se ka nevojë për ndryshime. Rama ka sondazhe të sakta për nivelin e kuotave të PS dhe të çdo ministri dhe nuk flet me emocione por me fakte. Ndaj kryeministri do iu bëjë “zbor” ministrave dhe drejtuesve të Institucioneve qendore që varen nga qeveria.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 1 ore

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 1 ore

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 1 ore

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 1 ore

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 8 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 18 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 15 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 22 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.