Rama me Ruçin në Bukuresht. A po përgatitet përjashtimi i Tom Doshit?

 

 

Ajo çka ndodhur dje nuk ishte pare ne politiken e ketyre 25 viteve. Dje Tom Doshi tha se do ta trondiste mazhorancën dhe qeverinë nëse do të fliste. Por vetëm me këto fjalë ai i ka dhënë një shkundje të fortë Partisë Socialiste dhe grupit të saj parlamentar. Deputetët socialistë janë njoftuar për një mbledhje jashtë radhe të grupit parlamentar, të hënën. Ato të zakonshmet ata i zhvillojnë zakonisht të martave. Akuzat e forta të Doshit e kanë prishur kështu rutinën në PS. Burime brenda grupit flasin për një plan të Ramës për ta përjashtuar deputetin e Shkodrës. Në funksion të përgatitjes së këtij plani është me gjasë edhe marrja e pazakontë e kryetarit të grupit, Gramoz Ruçi, në një vizitë zyrtare jashtë vendit bashkë me nënkryetarin Taulant Balla. Ata ndodhen bashkë në Bukuresht dhe për Ruçin kjo është hera e parë që merr pjesë në një delegacion të tillë të kryesuar nga kryeministri. Fakti që Doshi foli kaq ashpër dhe fort si dhe e turperoi kryeministrin publikisht kur ia beri me dore ne sallen e parlamentit se " do te shtroj ne dru", gjest qe u filmua nga mediat televizive duket se e ka bere kryeministrin te heq dore perfundimishtt prej Doshit duke e perjashtuar nga grupi parlamentar. Por pas perjashtimit , nese ndodh, nuk dihet se ku do te shkoje Tom Doshi, me PD apo LSI apo edhe me Nard Ndoken. Ne te gjitha raste Doshi nuk eshte deputet i lehte per tu "gelltitur". Por taktikisht nese punet shkojne keq e me keq me deputetin ne fjale kryeministri mesohet se po ofron nje ose dy deputetë te tjere nga zona veriore qe te jene barazpeshe ose te mundin Tomen.

Shpërthimi i papritur i Doshit e ka vënë Edi Ramën përballë një situate shpërthyese, të cilën po përpiqet ta zbusë sa përmes pazareve të fshehta, aq edhe me “kamzhikun” e partisë.

Ai nuk ka folur ende për akuzat e forta publike të një prej deputetëve që i ka qëndruar më pranë gjatë opozitës 8 –vjeçare. Tom Doshi e akuzoi drejpërdrejtë si mosmirënjohës e bukëshkalë dhe kritikoi modelin e tij qeverisës që ka sjellë korrupsion, pasurim të dyshimtë të disa njerëzve e nepotizëm në emërimet në administratë.

 Ndoshta ky është rasti i vetëm që një kryeminstër hesht përballë akuzave të tilla dhe s’bën zë as ndaj gjesteve kërcënuese që Doshi i bëri në parlament. Në vend që të përballej me kritikat, Rama zgjodhi t’i dërgojë Doshit “të besuarin” e tij, deputetin Koço Kokëdhima për ta qetësuar. Pas negociatave Kokëdhima tentoi ta minimizonte situatën, duke e shitur reagimin e Doshit si shpërthim spontan, impulsive, duke i veshur atij gjaknxehtësinë e shqiptarit dhe ballkanasit dhe duke siguruar se “nuk do të ketë probleme”. Por ti thuash Doshit si nje njeri me probleme qe nuk kontrollon veten siç beri te nenkuptohej Kokedhima dje nuk eshte prape e lehte , pasi e ka fyerje ta fyesh dhe nuk te fal. Nuk dihet se si do te reagoje ndaj deputetit Kokedhima, deputeti shkodran. Gjithsesi telashet kane shperthyer ne publik dhe nuk ndalohet me . Problemi ka dalë sheshit dhe Rama nuk mundet ta lërë tërësisht në heshtje, ndonëse deri tani e ka kyçur gojën. 

Trajtimi i tij e ka vënë në dilemë të madhe: ta mbyllë duke u tërhequr dhe duke u hyrë “pazareve” (siç flitet se veproi kur Doshi dhe një grup deputetësh refuzuan të votojnë në parlament disa ligje të rëndësishme), apo të vërë në provë fuqinë e Partisë dhe përjashtojë Doshin nga grupi parlamentar, duke rrezikuar kështu të përballet me akuza të tjera që deputeti i Shkodrës parlajmëron se do t’i bëjë publike? Do të tentojë ta mbyllë këtë situatë të nxehtë që ia prishi qetësinë në një kohë të papërshtatshme teksa zgjedhjet lokale po afrojnë, apo do t’i shkojë asaj deri në fund? Koha po i punon kundër, pasi përballjet e forta para një fushatë elektorale që pritet të jetë e nxehtë, nuk do t’i intresonin. Doshi ka premtuar se mes tyre nuk do të ketë më paqe. A do të tentojë Rama ta joshë për të rifituar të paktën heshtjen e tij apo do ta pranojë sfidën e Tom Doshit për një luftë të hapur dhe të rrezikojë "dajakun" e gjestikuluar nga deputeti "rebel"? E hëna pritet t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve që po mundojnë këto orë kryeministrin e vendit.

Perballje jo e lehte dhe qe, perhere nese mbetet ne grupin parlamentar, deputeti shkodran do te jete problem per Ramen. Por edhe Toma nuk po rri duarlidhur. Po punon, thone burimet dhe do te jete i frikshem per Ramen. Kesaj po i frikesohen pala e Rames. Se mos nxjerr ndonje gje Doshi dhe e fut ne qorrsokak mazhorancen. Varet se sa nuk eshte perzier Kryeministri me Tomen apo Doshi me punet e PS qe ti dhuroje fitoren ne Shkoder ! Ekuacion i ngaterruar per te dyja palet, tashme qe plasi ne publik. Tani njera pale do digjet; ose Kryeministri shkaterrohet nga ato qe nxjerr Toma ose ky i fundit merr ndeshkim te rende prej Rames . Nuk dihet akoma se cili e peson. Toma tha dje se Edi do te dale i mundur, pasi theksoi se ka rrezuar e mposhtur Berishen dhe Topallin ne Shkoder. 

SHKARKO APP