Rama merr në patronazh gjimnazin “28 Nentori” të Shkodrës dhe “Ali Demin” e Vlorës

Kryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar nga sot e tutje përveç detyrave të qeverisë do të kenë dhe një detyrë shtesë:

Seicili prej ministrave do të kujdeset për një gjimnaz. Kurse kryeministri dhe zv/kryeministri do të kenë nga dy shkolla.

Kryeministri Rama do të kenë në patronazh dy gjimnazet më të mira të Shkodrës dhe të Vlorës: "28 Nëntori" në Shkodër dhe “Ali Demi” në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Dy gjimnaze që janë dy shembuj të shkëlqyer sa i takon rezultateve bazuar edhe në rezultatet e maturës. Shkolla që kanë një histori të ndritur por që kanë dhe një sfidë për të shkuar përtej rezultateve notave dhe plotësimit me sukses të detyrave të shtëpisë dhe ndaj shoqërisë. Jam i bindur se do kemi shumë gjëra të reja në këtë rrugë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nismë është në kuadër te projektit "Shkolla si Qender Komunitare". Gjithashtu, u nënshkrua marreveshja me Federaten Shqiptare te Basketbollit per Mentoret e Sportit ne Shkolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?